Reagim i ashpër i deputetit Adnan Azizi nga koalicioni qeverisës VLEN pasi që u propozuan ndryshime në Ligjin për të drejta të veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë që e parashtroi Sllavjanka Petrovska nga LSDM. Azizi këtë propozim e cilësoi si provokim dhe kërkoi që të tërhiqet. Për nevojën për këtë ligj votuan 65 deputetë nga LSDM dhe VMRO-DPMNE, ndërsa kundër ishin deputetët e VLEN-it dhe dy të FE.
Duke pasur parasysh se në vitet e kaluara nga zbatimi i këtij ligji u konstatuan mungesa të caktuara gjatë realizimit të të drejtave të pjesëtarëve dhe familjet e tyre, e parashtrova propozim ligjin me të cilin këto mungesa të theksuara të korrigjohen. Duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për ligj të vëllimshëm apo të komplikuar, propozohet që i njëjti të sillet me procedurë të shkurtër”, tha Petrovska.
“Mos i shtoni vaj zjarrit. Për momentin kur bota dhe rajoni është në gjendje jostabile dhe kur parashihet dhe lufta e tretë botërore propozimi juaj është hipokrit dhe në prapavijë ka një skenarë nga skenaristët që duan të mos ketë paqe edhe në Ballkan që është derigjuar nga Rusia dhe Serbia dhe ju propozoni ligj që i prish marrëdhëniet mes dy etnive dhe ky propozim ishte me Marrëveshjen e Ohrit apo do të kalojë së bashku me ish pjesëtarrët e UÇK-së po nuk do të pranohet”, tha Aziri.