KF Bashkimi nga Kumanova ka njoftuar se trajenri dhe dy lojtarët e klubit, rrugës për në seancën stërvitore janë aksidentuar me veturën e tyre personale.
“Rruges për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret tane Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç kryetrajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze! I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falemnderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale!”, njoftojnë nga klubi i KF Bashkimit.