Anglia ia doli të kualifikohej në çerekfinalet e Euro 2024, teksa mposhti mes shumë vuajtjesh dhe pas kohës shtesë, Sllovakinë me rezulatin 2-1. Tensioni në radhët e britanikëve ishte i…
Anglia ia doli të kualifikohej në çerekfinalet e Euro 2024, teksa mposhti mes shumë vuajtjesh dhe pas kohës shtesë, Sllovakinë me rezulatin 2-1. Tensioni në radhët e britanikëve ishte i lartë dhe kjo u kuptua fare mirë edhe nga përplasja pas përfundimit të ndeshjes e Declan Rice me trajnerin sllovak, Francesco Calzona.
Mesfushori nuk u përmbajt pasi tekniku 55-vjeçar e shtyu, me lojtarin e Arsenal që ishte gati të përplasej fizikisht nëse nuk do të ishte për Ivan Toney dhe Ezri Konsa që ia dolin ta largonin Rice. Megjithatë, lojtari nuk e mbajti gojën dhe lëshoi një lum të sharash drejt Calzona duke iu drejtuar ndër të tjera edhe me fjalët; “Mbylle more qel, idiot”.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse ndonjë prej protagonistëve të këtij sherri do të marrë gjobë apo pezullim pasi gjyqtari Meler e ka përfshirë incidentin në raportin e ndeshjes.