Në seancën e sotme në Kuvend Blerim Bexheti deputet nga rradhët e Frontit Europian, tha se ka pasur tentativa të abuzueshme për ta dërguar BDI-në në opozitë, si dhe abuzime rreth votës shqiptare dhe legjitimitetit etnik.
Ai gjithashtu tha se qeverija e re e cila po krijohet është pa legjitimitet etnik, dhe kjo do të dëshmohet edhe me kohë se është veprim i gabuar.