Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është arrestuar një person. “Është arrestuar i…
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.