Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është përzgjedhur për pozitën sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal. Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që…
Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është përzgjedhur për pozitën sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal. Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që ai përfiton nga pushteti. Gazeta Insajderi muajin e kaluar ka raportuar se, Jeton Qela është përzgjedhur si kryesues në komisionin e themeluar nga Kurti për sekretar të ministrisë së Gërvallës.
Në vendimin e publikuar me 27 maj del që Qela, ka arritur që të dal i pari në listë.
Miku i ministrit, Faton Peci në konkursin e MAPL-së ka grumbulluar 92 pikë, kështu duke lënë pas kandidatë e tjerë.
Qela mbante deri tani pozitën ushtrues detyre në MAPL.
Lidhja e Qelës me pushtetin
Jeton Qela është mik me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Ata janë mjaft të afërt me njëri tjetrin ku shpesh janë shfaqur edhe duke pirë kafe së bashku.
Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për përfitimet e Qelës nga pushteti.
Me 2 gusht 2023 ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kishte avancuar shokun e Faton Pecit.
Qela ishte avancuar zëvendësues i Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të politikave.
Ai më parë ishte udhëheqës i Divizionit për Koordinim të politikave.
Qela përfitoi edhe nga kryeministri Kurti.
Gazeta Insajderi para një muaji ka raportuar se Kurti ka themeluar një komision, ku si kryesues përzgjodhi Jeton Qelën. Komisionin i themeluar nga kryeministri kishte të bënte për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës.