Pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur gjashtë burra në Ferizaj. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Tutje, Policia njofton se katër prej…
Pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur gjashtë burra në Ferizaj.
Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Tutje, Policia njofton se katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”.