Imri Ahmeti nga LDK tha se kjo parti në vazhdimësi po ka rritje dhe se po punojnë që të dal e para. Ai ka tutje tha se se cilido qoftë…
Imri Ahmeti nga LDK tha se kjo parti në vazhdimësi po ka rritje dhe se po punojnë që të dal e para.
Ai ka tutje tha se se cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm për zgjedhje, siç u shpreh ai, vetëm që Albin Kurti të mos jetë kryeministër.
“Ne po punojmë dhe mendojnë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje, natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Ne punojmë që Lidhja Demokratike të dalë e para, unë besoj që në vazhdimësi po e shohim një trend të rritjes graduale dhe ky trend i rritjes neve na jep mesazh që duhet të vazhdojmë punën”, tha ai sonte në emisionin “Rubikon”.