Shiu i rënë pas orëve të para të mëngjesit të së hënës ka shkaktuar probleme në një lagje në Prishtinë. Një qytetar ka dërguar në adresë të Gazetës Insajderi se…
Shiu i rënë pas orëve të para të mëngjesit të së hënës ka shkaktuar probleme në një lagje në Prishtinë.
Një qytetar ka dërguar në adresë të Gazetës Insajderi se si ka shpërthyer kanalizimi tek rruga ‘Muharrem Fejza’, shkruan Gazeta Insajderi.
Siç shihet, rrjedha e kanalizimit më pas ka përfshirë një pjesë të rrugës së qarkullueshme për veturat.
Nuk dihet nëse Komuna e Prishtinës ka intervenuar për ta sanuar problemin. /Insajderi.org/