Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Skenderaj, i njëjti është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar…
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Skenderaj, i njëjti është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar në fshatin Marinë të Skenderajt.
Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Marinë, Skenderaj / 19.05.2024-17:15. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.