Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë dje në Leposaviq nën dyshimin se ishte i përfshirë me një person tjetër në një rrahje. Në raportin 24-orësh të policisë…
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë dje në Leposaviq nën dyshimin se ishte i përfshirë me një person tjetër në një rrahje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuar në fjalë para disa ditësh ishte futur kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Leposaviq 18.05.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura pasi që është përfshirë në një rast rrahje ku së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar, i kanë shkaktuar lëndime viktimës mashkull kosovar dhe po ashtu dyshohet, se i dyshuari para disa ditësh është futur kundërligjshëm në territorin e RKS-së. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF-Leposaviq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.