Wojciech Szczesny do të jetë portieri më i ri i Barcelonës, raporton Fabrizio Romano. Eksperti i transferimeve ka dhënë “Here We Go”-in e tij, duke konfirmuar se polaku ka marrëveshje…
Wojciech Szczesny do të jetë portieri më i ri i Barcelonës, raporton Fabrizio Romano.
Eksperti i transferimeve ka dhënë “Here We Go”-in e tij, duke konfirmuar se polaku ka marrëveshje me katalunasit.
“Wojciech Szczesny në Barcelonë, Here We Go! Marrëveshja në fuqi për portierin polak që të bashkohet si lojtar i lirë”, ka shkruar fillimisht Romano.
“Szczesny do të dalë nga pensioni për të nënshkruar për Barçën dhe për të zëvendësuar ter Stegen me kontratë njëvjeçare”.
“Testet mjekësore do të zhvillohen në Spanjë në ditët në vijim”, potencon më tej Romano.
Polaku ishte pensionuar këtë verë nga futbolli, duke u larguar nga Juventusi, ndërsa i bashkohet Barcelonës si zëvendësues i Ter Steneg që ka pësuar lëndim që do ta mbajë jashtë fushe për tetë muaj. /Telegrafi/