Pamjet e para të stadiumit të ri të Manchester United tashmë janë publikuar teksa planet për t’u larguar nga ‘Old Trafford’ tashmë janë konfirmuar. Planet për një stadium të ri…
Pamjet e para të stadiumit të ri të Manchester United tashmë janë publikuar teksa planet për t’u larguar nga ‘Old Trafford’ tashmë janë konfirmuar.
Planet për një stadium të ri të Unitedit ishin konfirmuar në gusht të këtij viti, pasi pronarët e rinj INEOS po synon të ndërtonin një stadium me rëndësi kombëtare.
Në krye të grupit të punës për stadiumin e ri është Sebastian Coe, ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville, dhe Andy Burnham, kryetari i Mançesterit.
Dhe ndërsa në konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool, Burnham ka zbuluar pamjet e para të stadiumit të ri i cili do të zëvendësojë atë të tashmin me 74 mijë ulëse në ‘Old Trafford’.
Teksa një rindërtim i stadiumit ‘Old Trafford’ ishte konsideruar, Unitedi do të insistojë që të vazhdojë përpara me planet e ndërtimit të një stadiumi të ri me 100 mijë ulëse që besohet se do të kushtojë diku rreth 2 miliardë euro, ndërsa arkitekti Sir Norman Foster është ai që ka hartuar projektin.
Teksa zbuloi pamjet e para të planeve të tyre, Burnham foli gjithashtu edhe për ambiciet rreth ndërtimit të stadiumit të ri.
“Ky do të ishte lokacioni më i rëndësishëm në futboll. Kjo do të thotë se veriperëndimi i Anglisë ka infrastrukturën më të mirë në planet sa i përket botës së futbollit”.
“Kjo do të krijonte një zhvillim në perëndim të Mançesterit të madh duke balancuar atë që ka krijuar Manchester City në lindje”, ka thënë Burnham.