“Çdo përpjekje për të detyruar Rusinë për paqe është një gabim absolutisht fatal, sepse është e pamundur të detyrosh Rusinë për paqe”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ,…
“Çdo përpjekje për të detyruar Rusinë për paqe është një gabim absolutisht fatal, sepse është e pamundur të detyrosh Rusinë për paqe”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, , duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas tij kjo do të kishte pasoja për Kievin
Një ditë më parë presidenti ukrainas, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të qetësohej vetëm me bisedime dhe se Moska duhet të detyrohet për paqe.
Ndërkaq të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin do të kryesojë një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë për parandalimin bërthamor, raporton A2, ndërsa Moska peshon se si t’i përgjigjet kërkesave të Ukrainës drejtuar vendeve perëndimore për ta lejuar atë të godasë Rusinë me raketa perëndimore me rreze të gjatë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e përshkroi takimin e së mërkurës si një ngjarje të rëndësishme.
“Do të ketë një fjalim nga presidenti. Pjesa tjetër, për arsye të dukshme, do të jetë ‘tepër sekrete’”, u tha Peskov gazetarëve.
Rusia ka thënë se është në proces të rishikimit të doktrinës së saj bërthamore, e cila përcakton rrethanat në të cilat ajo mund të përdorë armët bërthamore.