Vinicius Junior prek arin. Parisi dhe lumi Sena, protagonisti i parë i Lojërave Olimpike, presin brazilianin për kurorëzimin e tij si më i miri në botë gjatë sezonit 23-24. Bota…
Vinicius Junior prek arin. Parisi dhe lumi Sena, protagonisti i parë i Lojërave Olimpike, presin brazilianin për kurorëzimin e tij si më i miri në botë gjatë sezonit 23-24. Bota e futbollit tashmë e ka mirëpritur sulmuesin madrilen si një nga më të mëdhenjtë dhe tani “France Football” dhe Topi i Artë marrin radhën.
Kështu nis artikulli i mediumit spanjoll, Marca për Vinicius Junior, ku thotë se do ta fitojë Topin e Artë të këtij viti.
Futbollisti që u rrit në Flamengo pasqyron plotësisht atë që është besimi në mundësitë e veta, rritja përballë vështirësive për t’u treguar të gjithëve se përpjekja ka shpërblim, në këtë rast në formën e arit, atë që të gjithë futbollistët e planetit ëndërrojnë ta kenë një ditë në formën e një topi të artë.
Sulmuesi brazilian e ka fituar plotësisht të drejtën për të qenë protagonisti kryesor i ceremonisë së Topit të Artë më 28 tetor, në teatrin Chatelet të kryeqytetit francez. Ai nuk e ka pasur aspak të lehtë arritjen në majën e botës së futbollit. Të ndihesh qendra e universi futbollistik, i rrethuar nga yje, është diçka e rezervuar për më të mëdhenjtë, dhe sulmuesi i Real Madridit tashmë është, siç e vërtetojnë numrat e tij dhe ky çmim që ai ekspozoi disa ditë më parë si lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
Dy dekadat e fundit kanë qenë një hapësirë private, pothuajse ekskluzive, e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Vetëm shoku i tij Modric dhe tani futbollisti i Al Ittihad, Karim Benzema, kanë qenë në gjendje të vënë në pikëpyetje dominimin e portugezit dhe argjentinasit. Mungesa e cilitdo prej tyre (CR7 u la jashtë në 2019 pas largimit nga Real Madridi) hapi mundësitë, por ajo që ka bërë Vinicius Junior dhe rëndësia e tij në gjithçka të arritur sezonin e fundit me Real Madridin ka zgjidhur dyshimet.
Vinicius ka përparuar në renditje në ritmin e fitoreve të Real Madridit. Nga rolet dytësore, ai ka kaluar të jetë aktor kryesor, vendimtar gjatë gjithë sezonit, por veçanërisht në ato ndeshje që peshojnë nga njëra anë ose tjetra, duke filluar me dy finalet e Champions League që ka luajtur.
Në edicionin e fundit të kompeticionit më të madh kontinental, ai ishte në mënyrë direkte i lidhur me njëmbëdhjetë gola të Real Madridit: pesë asistime dhe gjashtë gola.