Ylli i ri i La Masia-s, Toni Fernandez, tërhoqi vëmendjen e Hansi Flick gjatë fitores së thellë të Barcelonës kundër Villarrealit me rezultat 1-5, pasi aksidentalisht shkeli mbi karrigen e…
Ylli i ri i La Masia-s, Toni Fernandez, tërhoqi vëmendjen e Hansi Flick gjatë fitores së thellë të Barcelonës kundër Villarrealit me rezultat 1-5, pasi aksidentalisht shkeli mbi karrigen e trajnerit.
Fernandez, kohët e fundit vendosi një rekord historik duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol për ekipin e tyre rezervë.
Në fillim të këtij muaji, Toni dhe kushëriri i tij Guille u ftuan për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër AS Monaco, pas lëndimit të Dani Olmo-s, një nga blerjet kryesore të verës.
Në një konferencë për shtyp, Flick foli për talentet e reja të La Masia-s:
“Ne kemi dy lojtarë 16-vjeçarë, Toni dhe Guille. Mund të them që janë të gatshëm për të bërë hapin e radhës. Ky është objektivi ynë. Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha Flick.
“Janë duke u përmirësuar çdo ditë. Është mbresëlënëse se si La Masia nxjerrë gjithë këta lojtarë. Kur kemi nevojë për dikë nga La Masia, e dimë që ata janë të gatshëm dhe në nivelin më të lartë. Toni dhe Guille po dëshmojnë veten në çdo seancë stërvitore dhe nuk kam asnjë dyshim në ta”, përfundoi trajneri gjerman.
Momenti i shkeljes së karriges u prit me sportivitet nga trajneri gjerman, i cili buzëqeshi pas veprimit të Hernandez. /Insajderi.org/
💺Seems all the way to the bench seat was blocked and Toni Fernandez only had one option to stepped on Hansi Flick’s seat to get there.😮😵
Just look at Flick’s reaction😆😀
📽Via @blaugranation_pic.twitter.com/gI2lWQp4tg
— LaMasia Report (@Lamasia_Report) September 23, 2024