Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka pësuar një dëmtim në Derby della Madoninna ndaj Milanit dhe pritet të mungojë për shumë ndeshje. Interi u mposht të dielën në Derby della…
Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka pësuar një dëmtim në Derby della Madoninna ndaj Milanit dhe pritet të mungojë për shumë ndeshje.
Interi u mposht të dielën në Derby della Madoninna nga Milani me rezultat 1-2. Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i hidhur për Interin dhe tifozët e Nerazzurrëve.
Sipas gazetarit të njohur italian, Matteo Barzaghi, Barella nuk mori pjesë në seancën e sotme të mëngjesit shkaku i disa shqetësimeve pas derbit.
Pas lajmit të Barzaghit ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Interit në lidhje me dëmtimin e yllit të ekipit.
“Nicolo Barella iu nënshtrua testeve klinike-instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Humanitas në Rozzano”.
“Për mesfushorin Nerazzurri, një tendosje në rectus femoris të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Sipas Sky Sport, ky lëndim do të bëjë që Barella të mungojë në ndeshjet ndaj Udineses, Crvena Zvezdas dhe Torinos, ndërsa pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar.