Izraeli ka vazhduar edhe sot me sulme ajrore në kryeqytetin libanez. Raportohet se është vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut, i cili ishte në krye të njësisë raketore. Forcat…
Izraeli ka vazhduar edhe sot me sulme ajrore në kryeqytetin libanez.
Raportohet se është vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut, i cili ishte në krye të njësisë raketore.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë kryer sulme në një ndërtesë apartamentesh në Bejrut, thanë për Reuters dy burime libaneze të sigurisë.
Tashmë është identifikuar si Ibrahim Qubaisi, shkruan skynews.
Ministria libaneze e shëndetësisë dha numrin fillestar të gjashtë të vdekurve dhe 15 të plagosurve në sulm.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy katet e fundit të pallatit janë goditur.
Ndryshe, Izraeli ka nisur fazën e re të luftës, tashmë me Libanin, pas asaj me Hamasin. /Telegrafi/