Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi. Në duelin e parë, të luajtur…
Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi.
Në duelin e parë, të luajtur të martën, Peja është mposhtur me rezultatin 98:75 dhe është në prag të eliminimit në fazën kualifikuese të kësaj gare.
Por, ajo çka ra në sy pas ndeshjes ishte një sekuencë që përfshinte basketbollistin e Pejës, Andi Ahmetin.
Andi refuzoi t’ia zgjatë dorën lojtarit serb nga klubi grek.
Basketbollisti serb i Maroussi, Miroslav Raduljica ditë më parë kishte shkruar një koment në një postim të klubit grek: “Kosova është Serbi”.
Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten mbrëma, që po ashtu do të zhvillohet në Greqi.