Leandro Trossard u përjashtua me karton të kuq për goditje të topit pasi u akordua goditje dënimi për Man Cityn në minutat e fundit të pjesës së dytë. Belgu u…
Leandro Trossard u përjashtua me karton të kuq për goditje të topit pasi u akordua goditje dënimi për Man Cityn në minutat e fundit të pjesës së dytë.
Belgu u ndëshkua me karton të verdhë që ishte ndëshkimi i dytë i tij në këtë ndeshje, duke lënë fushën.
Mikel Arteta nuk mund ta besonte atë që po shihte dhe për një moment zhveshi edhe trikon që mbante në trup.
Tifozët e Arsenalit dhe Ligës Premier nuk janë pajtuar me këtë dënim dhe e kanë cilësuar si standard të dyfishtë të gjyqtarit Anthony Taylor, pasi një gjë e njëjtë ndodhi edhe tek lojtarët e Man Cityt.
Kjo pasi Jeremy Doku kishte bërë pikërisht këtë pak para se lojtari i Arsenalit të përjashtohej – dhe nuk mori asnjë dënim.
Arsenali ishte 2-1 në avantazh në pjesën e parë në Etihad, ndërsa mbrojti këtë rezultat me fanatizëm deri në fund, por që një gol i John Stones barazoi shifrat.
Ky derbi u mbyll me shifrat 2-2, por la pas shumë arsye për tu diskutuar.