Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti thotë se Propozim- ligji për “branitellat” do të mbetet i bllokuar në Kuvend.
Në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”, Mexhiti thotë se nuk është mirë për shtetin që një nga prioritetet të jetë miratimi i një ligji të tillë.
“Ne kemi qëndrim përfundimtar se nuk është mirë për proceset dhe për shtetin dhe nuk është në një nga prioritetet miratimi i një ligji të tillë. Tashmë ai ka ngecur në Komisionin që e udhëheq Ilire Dauti dhe presim që të mbetet aty”, ka thënë Mexhiti.
Në pyetjen nëse kushti për të mbështetur këtë zgjidhje ligjore është që paralelisht të miratohet ligji për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së, ai me qëndrim se e gjithë kjo çështje me këtë ligj është ideuar nga qeveria e kaluar.
“Dilema dhe çështja është se pse LSDM e cila deri dje luftonte për një koncept qytetar e që arriti rezultate edhe me votat e shqiptarëve, ndërsa në strukturat e saja ka anëtarë të shquar shqiptarë, pse nuk bëri asgjë për këtë sa ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë propozim për ‘branitellat’? Mendoj se kjo është politikë ditore dhe i shërben destabilizimit të proceseve dhe shtetit. Pra, janë në sinkron me BDI-në, vetëm që të mos përgjigjen”, thotë Mexhiti.