Daniele De Rossi është shkarkuar nga skuadra e Romës vetëm pas katër ndeshjeve të para në kampionat. Legjenda e Giallorosëve kishte marrë sezonin e kaluar drejtimin e klubit duke bërë…
Daniele De Rossi është shkarkuar nga skuadra e Romës vetëm pas katër ndeshjeve të para në kampionat.
Legjenda e Giallorosëve kishte marrë sezonin e kaluar drejtimin e klubit duke bërë mjaftë mirë, megjithatë starti i këtij kampionati ka qenë i tmerrshëm.
Ai në katër ndeshjet e para ka pësuar një humbje nga Empoli 1-2 dhe ka barazuar me skuadrat si Cagliari, Juventus dhe së fundmi Genoa.
Kjo i ka kushtuar me shkarkim De Rossit dhe tanimë klubi ka konfirmuar largimin e tij.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij”.
“Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.