Kina ka testuar një raketë të re supersonike, çka përbën një zhvillim të ri për armët e reja hipersonike. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare raketa hiperosnike godet dhe…
Kina ka testuar një raketë të re supersonike, çka përbën një zhvillim të ri për armët e reja hipersonike. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare raketa hiperosnike godet dhe fundos një anije luftarake. Raketa e quajtur YJ-12B ka një rreze prej 400 kilometrash, shkruan A2 CNN. Raketa peshon midis 205 dhe 500 kilogramë, është raketa më e fuqishme kundër anijeve luftarake e cila zotërohet nga ushtria e Pekinit.
Pavarësisht videos, vendndodhja e stërvitjes, si dhe konteksti apo koha e manovrave, nuk është bërë ende e ditur, duke lënë spekulime për qëllimin dhe shtrirjen e këtyre aktiviteteve nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës.
Lidhur me versionin e raketës YJ-12B, theksohet se ajo ishte projektuar për mbrojtjen bregdetare dhe për t’u përdorur nga bateritë me bazë tokësore. Megjithëse vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar, burime të ndryshme tregojnë se këto njësi janë vendosur përgjatë bregut kontinental të Kinës. Kjo nënkupton se stërvitja nuk është vetëm një stërvitje, por edhe një mesazh për rajonin, veçanërisht për Tajvanin, duke treguar se gjigandi aziatik ka aftësinë për të goditur objektiva në distanca të gjata.
Kina filloi zhvillimin dhe përdorimin e YJ-12B në vitet 1990 dhe e vendosi atë në bombarduesit e saj duke filluar nga vitet 2000. Ndërsa YJ-12B lëshohet nga ajri, varianti i tij i ri, CM-302, mund të lëshohet nga platformat ajrore, tokësore ose detare dhe të përdoret për misione në sulmet tokësore. Që nga dhjetori 2022, disa shkatërrues të modernizuar të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore janë pajisur me YJ-12A. Versioni YJ-12B është projektuar për mbrojtjen bregdetare dhe lëshohet nga toka.
Mediat ushtarake tajvaneze theksojnë se YJ-12B është raketa më e rrezikshme kundër anijeve luftarake e zotëruar nga Pekini, falë rrezes dhe shpejtësisë së saj. Mund të lëshohet nga toka, deti ose ajri, gjë që paraqet një sfidë të rëndësishme për sistemet e mbrojtjes ajrore të aeroplanmbajtësve amerikanë.