Shqipëria nisi sezonin e ri në Ligën e Kombeve me fitore ndaj Ukrainës me rezultat 2-1. Ardian Ismajli ishte njëri nga më meritorët në këtë fitore ku realizoi për barazim…
Shqipëria nisi sezonin e ri në Ligën e Kombeve me fitore ndaj Ukrainës me rezultat 2-1.
Ardian Ismajli ishte njëri nga më meritorët në këtë fitore ku realizoi për barazim dhe shpëtoi një gol të sigurt.
Pas ndeshjes ai në një intervitstë për media ai foli rreth kësaj ndeshjes si dhe lidhjet e tij me trajnerin pas Evropianin, duke ditur se Ismajli nuk morri asnjë minutë në “Euro 2024”.
“Në Evropian ishin zgjedhje të trajnerit, duhet pranuar zgjedhjet e tij. Ajo është e kaluara duhet të shikojmë përpara. E rëndësishme ishte që sot dolëm me tre pikë. Nuk kam pasur polemika me trajnerin, jam profesionist, i kam pranuar zgjedhjet e tij me sportivitet. Shkrimet e portaleve nuk janë të vërteta, sa i përket ndeshjes, falenderoj Zotin për këtë ndeshje kaq të madhe, e ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, këtë paraqitje ia dedikoj familjes time”, tha Ismajli. /Express/