Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë – Rumani, e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve. Para mediave folën selektori, Franco…
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë – Rumani, e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Para mediave folën selektori, Franco Foda dhe sulmuesi, Vedat Muriqi.
Muriqin foli për konkurrencën e tij në qendrën e sulmit, teksa u shpreh shumë i lumtur që po e ka mundësinë të bashkëpunojë me ta.
“”Konkurrenca në sulm është shumë e madhe, por nuk ndihem aspak i rrezikuar. Më vjen mirë që Kosova ka aq shumë sulmues cilësorë. Jam shumë i lumtur kur i shoh lojtarë kaq cilësorë që do të luajnë për Kosovën edhe për shumë vite në vazhdim. Po ashtu lumturohen kur i shoh që po rriten e po zhvillohen së bashku me ne”, tha ai.
Te Kosova, për ndeshjet e shtatorit janë të ftuar pesë qendërsulmues, duke nisur nga Muriqi, Rrahmani, Selmani, Bujupi e Asllani.