Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale Kamala Harris ka pranuar rregullat e debatit të javës së ardhshme kundër republikanit Donald Trump, përfshirë fikjen e mikrofonave kur secili prej tyre nuk do…
Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale Kamala Harris ka pranuar rregullat e debatit të javës së ardhshme kundër republikanit Donald Trump, përfshirë fikjen e mikrofonave kur secili prej tyre nuk do të ketë radhën për të folur.
Ajo e 10 shtatorit do të jetë e para përballje mes Trump dhe Harris, e cila u bë pjesë e garës pas tërheqjes së Joe Biden.
Burime të cituara nga Reuters, thonë se fushata e Harris shpreson ende që do të ketë momente kur ABC News që do të organizojë debatin, të detyrohet të ndezë mikrofonat për kundërgjigjjen e kandidateve.
Harris ka rigjallëruar fushatën demokrate, teksa sondazhet kombëtare sugjerojnë përparësinë e saj kundrejt rivalit republikan, shkruan A2.
Sipas parashikimeve Kamala do të fitojë mjaftueshëm shtete kyçe për të siguruar drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)