Bregu Perëndimor i SHBA-së po përgatitet për nxehtësi ekstreme me temperaturat që mund të shkojnë deri në 49 gradë Celsius, dhe Phoenix, Arizona, do të vazhdojnë temperaturat mbi 38 gradë…
Bregu Perëndimor i SHBA-së po përgatitet për nxehtësi ekstreme me temperaturat që mund të shkojnë deri në 49 gradë Celsius, dhe Phoenix, Arizona, do të vazhdojnë temperaturat mbi 38 gradë për të 100-tën ditë radhazi, sipas sinoptikanëve.
Një valë e nxehtë që do të zgjasë për disa ditë filloi të martën në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara dhe të pastrehët, të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar, tha Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA.
Vala e të nxehtit pritet të kalojë në fundjavë, por ndërkohë temperaturat në Kaliforni do të rriten, madje edhe në Paqësor.