Keidi Bare është një nga emrat që nuk janë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Mesfushori, më parë, ka qenë gjithnjë pjesë e grupit madje edhe si titullar, por me ardhjen…
Keidi Bare është një nga emrat që nuk janë më pjesë e Kombëtares shqiptare.
Mesfushori, më parë, ka qenë gjithnjë pjesë e grupit madje edhe si titullar, por me ardhjen e Sylvinhos dalëngadalë pesha e tij në skuadër u zbeh.
Bare nuk u preferua në Europian, ndërsa do të mungojë sërish për ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Në vend të tij, Silvinho preferon më shumë prezencën e një veterani si Abrashi për të ndihmuar në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë, Bare vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera në fushën e lojës.
Këtë verë u transferua te Real Zaragoza dhe menjëherë është kthyer në protagonist absolut.
27-vjeçari ishte titullar në 3 ndeshjet e para të LaLiga2 duke regjistruar edhe 1 asist.
Performancat e mira në fushë i kanë dhënë atij çmimin ‘Lojtari më i Mirë i muajit Gusht’ në ekipin e Real Zaragozas.