Një deklaratë skandaloze është bërë së fundmi nga eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka lëshuar një deklaratë skandaloze për…
Një deklaratë skandaloze është bërë së fundmi nga eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka lëshuar një deklaratë skandaloze për shqiptarët e Shqipërisë.
Ish-arbitri ka thënë se në Shqipëri “u intereson vetëm leku dhe asgjë tjetër”.
Madje tha se “shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë e tyre i shesin te serbët”, duke pasur parasysh emërimin e Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit.
“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin… dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë se pak ditë më parë ishte aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi që tërhoqi vëmendjen dhe u kritikua për deklaratën e tij. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën, pasi nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.
Kjo deklaratë bëri bujë në media e rrjete sociale, duke ngjallur polemika të ndryshme.