Luis Suarez ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Uruguait. 37 vjeçari shpërtheu në lot kur konfirmoi se ndeshje kualifikuese ndaj Paraguait të shtunën do të jetë e fundit…
Luis Suarez ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Uruguait.
37 vjeçari shpërtheu në lot kur konfirmoi se ndeshje kualifikuese ndaj Paraguait të shtunën do të jetë e fundit për të në fanellën e Kombëtares së tij, shkruan “BBC”.
Ish-futbollisti i Liverpoolit e Barcelonës është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve të Uruguait, ndërsa i ka realizuar 69 gola në 142 ndeshje.
Ai kishte debutuar te Kombëtarja në shkurt të vitit 2007 kundër Kolumbisë.
“Unë po mendoja për këtë dhe e kam analizuar këtë punë. Besoj se është koha e duhur”, deklaroi Suarez.
“Dua të jem i relaksuar kur ta luaj ndeshjen e fundit me ekipin kombëtar. Do të jetë mjaft ngazëlluese të luaj, njëjtë siç isha ndier në vitin 2007 kur e luaja ndeshjen e parë me Kombëtaren”, vazhdoi ai.
“Ai 19 vjeçar tash është veteran, lojtar i vjetër, sido që të dëshironi ta quani, me një histori të pabesueshme në ekipin kombëtar, i cili do ta jepte jetën gjithmonë për ekipin”, nënvizoi ai.
Suarez ka luajtur në nëntë turne të mëdhenj të futbollit me Uruguain.