Tifozët ultras të klubit futbollistik Feronikeli nga Drenasi, “Tigrat e Zi” kanë kërcënuar Policinë e Kosovës. Përmes një reagimi në “Facebook”, ata janë shprehur të nervozuar për shkak se ndaj…
Tifozët ultras të klubit futbollistik Feronikeli nga Drenasi, “Tigrat e Zi” kanë kërcënuar Policinë e Kosovës.
Përmes një reagimi në “Facebook”, ata janë shprehur të nervozuar për shkak se ndaj dy anëtarëve të këtij klubi është ngritur padi, pas një incidenti që ndodhi në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Si shkak i këtyre padive “Tigrat e Zi”, janë shprehur se janë të gatshëm për luftë dhe si i urrejnë të gjithë, duke vendosur “emojin” e policit.
“Dje në orët e mesditës morrëm lajmin se dy antar të grupit tonë, janë ftuar në stacionin policor në Drenas, për arsyen e incidentev në stadionin Rexhep Rexhepi, është ngritur padi për antarët tanë, dikë e pengon prezenca jonë në tribunë, sepse nuk po i ecin punët ashtu siç ai ka menduar e dikush i dëshiron tifozët në çdo ndeshje t’i ketë prapa vetes, gjë që ka deshmuar dhe vite me parë, ai person i klubit tonë i cili ka ngritur padi, padyshim që do të gjindet. NE DUAM KËTO NGJYRA PA KUSHTE | 🤍💚 JU URREJM TË GJITHVE , 👮♂️ JEMI GATI PËR LUFTË”, thuhet në reagimin e tyre.