Dani Ceballos po festonte ndeshjen e tij të 150-të për klubin në ndeshjen ndaj Betisit. Në minutën e 65-të u detyrua të lëshojë fushën për shkak të një lëndimi. Sot,…
Dani Ceballos po festonte ndeshjen e tij të 150-të për klubin në ndeshjen ndaj Betisit. Në minutën e 65-të u detyrua të lëshojë fushën për shkak të një lëndimi.
Sot, pas analizave të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, është konfirmuar se Ceballos vuan nga një ndrydhje e shkallës III që prek ligamentet në kyçin e këmbës së djathtë.
Vlerësohet se ai do të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë. Nga ana tjetër, Barcelona sot ka marrë një lajm të shumëpritur.
Sulmuesi ka një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë që prej 24 korrikut, nga i cili po rikuperohet me trajtim konservativ. Fati pritet të rikthehet në skuadër pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.