Presidenti rus Vladimir Putin, mbërriti të hënën në Mongoli. Kjo edhe pse Gjykata Ndërkombatëre Penale, ka lëshuar urdhërarrest për Putinin, ndërsa Mongolia është shtet anëtar i kësaj gjykate. Vizita zyrtare,…
Presidenti rus Vladimir Putin, mbërriti të hënën në Mongoli.
Kjo edhe pse Gjykata Ndërkombatëre Penale, ka lëshuar urdhërarrest për Putinin, ndërsa Mongolia është shtet anëtar i kësaj gjykate.
Vizita zyrtare, në të cilën ai do të takohet të martën me udhëheqësin mongol Ukhnaa Khurelsukh, është e para e Putinit në një vend anëtar të GjNP-së që kur ajo lëshoi një urdhër arresti për të gati 18 muaj më parë me akuzat për krime lufte në Ukrainë.
Ukraina i ka bërë thirrje Mongolisë që të arrestojë Putinin dhe ta dorëzojë atë në gjykatën e Hagës.
Një zëdhënës i Putinit tha javën e kaluar se Kremlini nuk është i shqetësuar për vizitën, raporton AP.
Presidenti rus, është akuzuar për planifikim të dëbimit dhe transferimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi.
Putini dhe lideri mongol të martën do të marrin pjesë në një ceremoni që shënon fitoren e 1939 të trupave sovjetike dhe mongole mbi ushtrinë japoneze që kishte marrë kontrollin e Mançurisë në Kinën verilindore.
Mijëra ushtarë vdiqën në muaj luftimesh në një mosmarrëveshje se ku ishte kufiri midis Mançurisë dhe Mongolisë.
Megjithëse Putini është përballur me izolimin ndërkombëtar për pushtimin e Ukrainës, ai vizitoi Korenë e Veriut dhe Vietnamin muajin e kaluar dhe gjithashtu ka vizituar Kinën dy herë vitin e kaluar.
Ai iu bashkua një takimi në Johanesburg me video-lidhje vitin e kaluar pasi qeveria e Afrikës së Jugut loboi kundër paraqitjes së tij në samitin e BRICS, një grup që përfshin gjithashtu Kinën dhe ekonomitë e tjera në zhvillim. Afrika e Jugut është anëtare e GjNP-së.
Që Putini të arrestohet, ka kërkuar edhe Brukseli.