Sulmuesi kosovar Labinot Bajrami është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Ëinterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz. Trajnerit holandez i kishte…
Sulmuesi kosovar Labinot Bajrami është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Ëinterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz.
Trajnerit holandez i kishte dalë punë edhe me babin e talentit të Zuerichut.
Labinot Bajrami ishte inkuadruar në një lojë për Kupë disa javë më parë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave.
Ai e kishte fyer trajnerin Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer.
Pas zëvendësimit, babai i Labinotit kishte reaguar duke e hedhur çadrën nga tribunat, në drejtim të trajnerit holandez.
Zuerichu kishte marrë masa. Sulmuesin 19-vjeçar e dërgoi të luante me skuadrën U21 të Zuerichut, ndërsa babin e tij e kishte dënuar për disa vjet, dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume në gjithë Zvicrën.