Skuadra e Bayern Munchen ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë në Bundesliga, pasi mposhti 2:0 Freiburgun. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares…
Skuadra e Bayern Munchen ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë në Bundesliga, pasi mposhti 2:0 Freiburgun.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane në minutën e 38’të, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Vincent Kompany i dha minuta sulmuesit legjendar, Thomas Muller – i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin “bavarez”.
Me këtë ndeshje, Muller është futur në histori të Bayern Munchen, si lojtari me më së shumti paraqitje (710), duke kaluar kështu edhe legjendën, Sepp Maier (709).