Liverpooli arriti një fitore të jashtëzakonshme në derbin e Premier Ligës, duke e mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3:0 në “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së tretë. Kjo fitore…
Kjo fitore e skuadrës së trajnerit Arne Slot dëshmon për nivelin e “The Reds” në këtë edicion.
Liverpooli e paralajmëroi debaklin e “Djajve të Kuq” qysh në minutën e 7-të, kur Trent Alexander-Arnold shënoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Pavarësisht kësaj, Liverpooli vazhdoi të dominojë dhe shpërblimi erdhi në minutën e 35-të, kur Luis Díaz shënoi golin e parë pas një asistimi të shkëlqyer nga Mohamed Salah. Vetëm shtatë minuta më vonë, Díaz shënoi përsëri, duke përfituar nga një tjetër pasim i mrekullueshëm i Salahut. Në të dyja rastet, Casemiro ishte në qendër të vëmendjes, pasi bëri gabime në pasime që i kushtuan rëndë skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë, Liverpooli vazhdoi të kontrollojë lojën, duke e mbajtur presionin mbi Unitedin. Në minutën e 56-të, Mohamed Salah shënoi golin e tretë për Liverpoolin, duke vulosur fitoren pas një asistimi nga Dominik Szoboszlai.
Kjo fitore e thellë në “Old Trafford” jo vetëm që i siguroi Liverpoolit tri pikë të vlefshme, por gjithashtu i dha një sinjal të qartë rivalëve të tyre në Premier Ligë se skuadra e Arne Slot është një forcë me të cilën duhet t’i bëjnë llogarit këtë sezon.