SHBA ka refuzuar një propozim për të vendosur kontraktorë amerikanë në Ukrainë për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake perëndimore, duke përfshirë avionët luftarakë F-16. Sipas një raporti të Ëall Street Journal,…
SHBA ka refuzuar një propozim për të vendosur kontraktorë amerikanë në Ukrainë për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake perëndimore, duke përfshirë avionët luftarakë F-16.
Sipas një raporti të Ëall Street Journal, administrata Biden mori këtë vendim për shkak të shqetësimeve të sigurisë pasi Ukraina humbi avionin e parë luftarak F-16 që mori nga aleatët perëndimorë në fillim të këtij muaji.
Më 28 gusht, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi se F-26 ishte rrëzuar gjatë operacioneve luftarake kundër forcave ruse.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare shqyrtoi një propozim për dërgimin e kompanive të mirëmbajtjes në Ukrainë për avionët luftarakë F-16 dhe armë të tjera ushtarake, por agjencitë e inteligjencës e konsideruan atë shumë të rrezikshme për momentin, thanë zyrtarët e njohur me diskutimin, raporton Ëall Street Journal.
Në vend të kësaj, ata shpresojnë se vendet evropiane do të marrin më shumë dhe ndoshta të gjithë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e F-16. Administrata nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të kompanive të mirëmbajtjes ushtarake amerikane në Ukrainë në të ardhmen.
Avioni i projektuar nga Amerika mbetet një nga avionët luftarakë më ikonë të Forcave Ajrore të SHBA dhe kërkon mirëmbajtje shumë të specializuar dhe mbështetje të tjera, duke përfshirë orët e shërbimit për çdo orë fluturimi.