Manchester City ka vazhduar me fitore në Premierligë. “Citizens” e mposhtën West Hamin në udhëtim me rezultat 1:2, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez. Tre…
Manchester City ka vazhduar me fitore në Premierligë.
“Citizens” e mposhtën West Hamin në udhëtim me rezultat 1:2, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë, kurse në të dytën një, shkruan Gazeta Express.
Erling Haaland kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.
Nëntë minuta më pas, Ruben Dias shënoi autogol për të barazuar shifrat.
Kurse, Haaland me një gol të bukur shënoi për 1:2 në minutën e 30-të dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Haaland arriti ta kompletojë hat-trikun, duke e mundur i vetëm West Hamin sonte
Me këtë fitore, Manchester City merr primatin në tabelë me nëntë pikë.
Në anën tjetër, West Ham mbetet në vendin e 13-të me tri pikë nga po aq ndeshje.