Manchester City ka refuzuar që ta shesë një lojtar gjatë këtij afati kalimtar përkundër faktit se kanë pranuar tetë oferta në vlerë deri 30 milionë euro. ‘Qytetarët’ e nisën sezonin…
Manchester City ka refuzuar që ta shesë një lojtar gjatë këtij afati kalimtar përkundër faktit se kanë pranuar tetë oferta në vlerë deri 30 milionë euro.
‘Qytetarët’ e nisën sezonin e ri në Ligën Premier në mënyrën më të mirë të mundshme teksa janë vënë në kërkim të titullit të pestë radhazi.
Ekipi i Pep Guardiolës e hapi llogarinë e tyre me dy fitore me rezultat 2-0 dhe 4-1 ndaj Chelseat dhe Ipswich Town, duke i vendosur ata në krye të tabelës në Ligën Premier, teksa po futemi në xhiron e tretë.
Sipas The Athletic, City ka refuzuar oferta në vlerë deri në 30 milionë euro për 21-vjeçarin James McAtee.
Është bërë e ditur se Stuttgarti, Feyenoordi, Leicester City, Nottingham Forest, Southampton, Lille, Lens dhe Celtic, që të gjitha këto ekipe kishin bërë ofertë për mesfushorin këtë verë.
Pas triumfit të Man Cityt në Community Shield në muajin gusht, Guardiola kishte shpjeguar pse McAtee do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij.
“Është e vështirë të gjesh një lojtar që e ndjen aromën e golit në hapësira të ngushta dhe McAtee e ka këtë aftësi”.
“Kjo është arsyeja pse i kam thënë Txikit (drejtorit sportiv) në fillim të sezonit se nuk dua ta huazojë atë dhe nuk dua ta shesë pasi më duhen kualitetet e tij në hapësira të ngushta”, ka thënë Guardiola.
McAtee ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim me Sheffield United, aty ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në 75 ndeshje të luajtura./Telegrafi/