Komandanti i Gardës revolucionare të Iranit, Hosein Salami sot ka përsëritur se Teherani zyrtar ka për obligim që t’i “hakmerret” Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania në territorin iranian.
“Do të dëgjoni lajme të mira për hakmarrje, me dëshirën e Zotit”, ka thënë Salami gjatë një inspektimi në vendkalimin kufitar mes Iranit dhe Irakut, ndërsa mijëra pelegrinë shiitë u nisën për në qytetin irakian të Qerbelasë”, shkruan “Tajms of Izrael”.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, një grup pelegrinësh rrethuan Salamin duke brohoritur “Vdekje për Izraelin”.
Ismail Hania, lider politik i grupit m