Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Venezias. Kjo gjë duket se ka sjellë një përplasje të tij me trajnerin…
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Venezias.
Kjo gjë duket se ka sjellë një përplasje të tij me trajnerin e ri të bardhekaltërve, Marco Baroni në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit.
Sipas mediave italiane, kjo gjë pritet t’i kushtojë shtrenjtë Hysajt, i cili tashmë pritet të lihet jashtë listës për lojtarët që do të grumbullohen në Europa League.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv, Fabiani, është shprehur se lojtarët që i sjellin shqetësime skuadrës, nuk kanë pjesë në të, duke i dhënë një mesazh Hysajt se zgjidhja e vetme për të është të shitet përpara përfundimit të merkatos.