Nëpërmjet të kumtese nga VMRO-DPMNE pyesin nëse LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destablizim të vendit.
“LSDM nuk mund të jetë vëzhgues, por duhet të thonë nëse edhe ata kanë pritur nga BDI që ta destabilizojë shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Mickoski ua diktoi planin dhe tani dy partitë opozitare thonë se vetëm do të protestojnë”, thonë nga VMRO.
Sipas tyre, edhe LSDM edhe BDI kanë një qëllim, që funksionarët e tyre të korruptuar të mos japin përgjegjësi për krimin e kryer.
“Për shtatë vite LSDM dhe BDI e vjodhën shtetin. Rezultati është shtet i vjedhur dhe për këtë do të ketë përgjegjësi. Asnjë skenar i zi nuk do t’i shpëtojë”, thonë në fund nga VMRO.