Mundësi egjiptian Mohamed Elsayed është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga policia franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual. Ai dyshohet se kishte sulmuar një grua jashtë një kafeneje në zonën…
Mundësi egjiptian Mohamed Elsayed është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga policia franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Ai dyshohet se kishte sulmuar një grua jashtë një kafeneje në zonën e Austerlitz në lagjen e 13-të të Parisit.
“Mundësi është vendosur në pranga, sepse dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienteje në një kafene”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet franceze.
Edhe pse autoritetet nuk e zbuluan emrin, delegacioni egjiptian konfirmoi identitetin e mundësit si Mohamed Elsayed. Në Lojërat e Parisit, atleti u eliminua në raundin e 16-të të mërkurën kundër azerit Hasrat Jafarov. Mundësi thuhet se ishte “plotësisht i dehur” kur u arrestua, sipas shtypit vendas. Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë të veçantë të premten se hapi një hetim për incidentin.