Virusi tremb Danimarkën pak orë para ndeshjes me Gjermaninë në fazën e 1/8-tave në Euro 2024. Trajneri Hjulmand bëri të ditur se Christian Eriksen dhe Delaney nuk janë stërvitur, madje…
Virusi tremb Danimarkën pak orë para ndeshjes me Gjermaninë në fazën e 1/8-tave në Euro 2024. Trajneri Hjulmand bëri të ditur se Christian Eriksen dhe Delaney nuk janë stërvitur, madje janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës për të mos përhapur virusin.
“Eriksen nuk është stërvitur, shpresoj që t’ia dalë të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Gjermaninë. Unë besoj se ai do të jetë gati, por kjo vetëm nëse kushtet shëndetësore nuk përkeqësohen në vijim”, u shpreh tekniku Hjulmand.
Përveç dyshimeve për Eriksen dhe Delaney, Danimarka duhet të bëjë edhe pa mesfushorin Morten Hjulmand që nuk është në dispozicion për ndeshjen me Gjermaninë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.