Pardje u mbyll edhe faza e grupeve të Euro 2024. Një nga duelet më interesante ishte sfida mes Turqisë dhe Çekisë, takim që u fitua nga turqit me shifrat 2-1.…
Pardje u mbyll edhe faza e grupeve të Euro 2024. Një nga duelet më interesante ishte sfida mes Turqisë dhe Çekisë, takim që u fitua nga turqit me shifrat 2-1.
Pas kësaj fitoreje Turqia kalon në fazën tjetër të këtij turneu, ndërsa çekët i japin “lamtumirën” Euro 2024. Po kjo sfidë ka hyrë në historinë e Kampionatit Europian.
Kjo pasi në këtë përballje janë dhënë plot 21 kartonë. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs nuk u kursye aspak, teksa nxorri plot 13 herë kartonat e verdhe për turqit.
8 të tjerë për çekët, të cilët u morën edhe 2 kartonë të kuq. Në minutën e 20-të lë fushën e lojës Barak, i cili mori të dytin e verdhe, teksa në minutën e fundit të shtesës me të kuq doli edhe Chory. Kështu u thye bindshëm rekordi i kampionateve evropiane për numrin e kartonëve në një ndeshje.
Rekordi i mëparshëm ishte dhjetë kartonë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Interesant është fakti se rekordi është thyer edhe kur bëhet fjalë për garat e mëdha, duke qenë se rekordi i kampionatit botëror është 16 kartonë.