Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbërritën në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2024. Sapo mbërriti në Rinas, trajneri Silvinjo shprehu edhe njëherë sesa krenar është…
Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbërritën në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2024.
Sapo mbërriti në Rinas, trajneri Silvinjo shprehu edhe njëherë sesa krenar është për futbollistët dhe për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por emocionues.
“Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani“-tha trajneri.
Sulmuesi Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, ai tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe.
“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”– tha ai.
“Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”, tha Sylvinho.