Anglia ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Sllovenisë në kuadër të Grupit C e cila ishte e fundit për fazën e grupeve në Euro 2024. Pjesa e parë në…
Anglia ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Sllovenisë në kuadër të Grupit C e cila ishte e fundit për fazën e grupeve në Euro 2024.
Pjesa e parë në tërësi u dominua nga Anglia në aspektin e posedimit të topit, por që nuk kishte raste të rrezikshme për gol nga asnjëra palë.
Në të vetmin rast serioz që pati Anglia në pjesën e parë arriti të shënojë përmes Bukayo Sakas, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Asgjë më ndryshe nuk ishte as pjesa e dytë, me Anglinë që mbante gjatë tërë kohës posedimin, por pa arritur të krijojë rast të rrezikshëm.
Sllovenia ishte mjaft e disiplinuar në fazën e mbrojtjes duke mos lejuar anglezët që të krijojnë raste të mira shënime.
Southgate u mundua që me disa zëvendësime të ndryshojë rrjedhën e lojës por që nuk mjaftoi dhe Anglia mori barazimin e dytë në këtë garë.
Megjithatë kjo pikë doli të ishte e mjaftueshme për “Tre Luanët”, pasi që ata tashmë janë kualifikuar si lider të Grupit C me pesë pikë të grumbulluara.