Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, gjë e cila duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai…
Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, gjë e cila duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai i tij, Ilmi Ismajli.
Në një postim në Facebook, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan të pabesë, të cilët sipas tij i vodhën ëndrrën djalit të tij.
Në postimin e bërë në Facebook, Ilmi Ismajli shkruan:
“Ardian,
Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…
Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!
Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…
Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”