Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të kaloj fazën e grupeve të Kampionatit Evropian. Duke pasur parasysh se ishte në grup me tre superfuqi botërore të futbollit, kuqezinjët rikthen në…
Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të kaloj fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.
Duke pasur parasysh se ishte në grup me tre superfuqi botërore të futbollit, kuqezinjët rikthen në Tiranë me kokën lartë.
Në ndeshjen e tretë, Shqipëria pësoi humbje nga Spanja me rezultat minimal 1–0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të.
Shqipëria e mbyll Kampionatin Evropian me një pikë, pasi kishte barazuar me Kroacinë 2-2 dhe ishte mposhtur nga Italia në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Kroacia mposhti Italinë me rezultat 1-0 dhe u kualifikua si e dyta.
Spanja është lidere e grupit me nëntë pikë, Kroacia e dyta me katër pikë, Italia në vendin e tretë md tri pilë dhe Shqipëria e fundit me një pikë.