Barcelona mund të detyrohet të marrë një vendim të vështirë në lidhje me të ardhmen e Ilkay Gundogan. Reprezentuesi gjerman shijoi një sezon debutues mjaft të mirë me blaugranasit pasi…
Barcelona mund të detyrohet të marrë një vendim të vështirë në lidhje me të ardhmen e Ilkay Gundogan. Reprezentuesi gjerman shijoi një sezon debutues mjaft të mirë me blaugranasit pasi iu bashkua atyre nga Manchester City si lojtar i lirë verën e kaluar.
33-vjeçari ishte një lojtar kyç për Xavin, duke bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar 13 asistime, ani pse Barcelona nuk ia doli të mposhtë Real Madridin në garën për titull.
Ai është momentalisht i ngarkuar me Gjermaninë në Euro 2024 aty ku ka pasur një start fantastik të garës, duke shënuar dhe asistuar.
Sidoqoftë, e ardhmja e tij me klubin është vënë në dyshim si rezultat i problemeve të vazhdueshme financiare të Barcelonës.
Sipas gazetës spanjolle SPORT, gjiganti spanjoll po shqyrton ofertat në drejtim të gjermani vetëm një vit pasi ai u bë pjesë e tyre, në mënyrë që të respektojnë rregullat e ‘fair-play financiar’.
Raportimi shton se Gundogan është shumë i vlerësuar në ambientet e klubit para sezonit debutues të Hansi Flick, por nuk është në mesin e lojtarëve të paprekshëm.
Vet lojtari nuk ka shprehur ndonjëherë dëshirën për t’u larguar nga klubi pavarësisht se kishte pasur disa oferta më të mira në aspektin financiar.
Në rast se ai vendos të largohet, Barcelona do të ishte e hapur që ta shesë atë për të gjeneruar disa para, pasi objektivi i tyre është që të lehtësohet struktura e pagave para startit të sezonit të ri./Telegrafi/